Banorët e Unazës së Re përplasen me policinë bashkiake

666
Sigal

Ndonëse mbrëmjen e kaluar u deklarua nga bashkia se ka nisur zhvendosja e familjeve të “Astirit” në banesat sociale dhe prishja e objekteve në Unazën e Re, banorët kanë dalë sërish sot në protestë.

Qytetarët janë përplasur me policinë bashkiake e cila ndodhet në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve. Ditën e djeshme u shembën 2 objektet e para.

Kjo është dita e 24-rt e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Nga ana tjetër qeveria ka premtuar bonus qiraje për tre vite. Prishja e banesave bëhet për t’i çelur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Nga ana tjetër opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se projekti është një aferë korruptive.