Banorët e fshatrave: Në shtator shitëm dhitë për të blerë librat e shkollës, tani po shesim qingjat të paguajmë dritat

240
Sigal

Pak deklaratave tronditëse të qytetarëve të Beratit, ku shpreheshin se shesin dhitë për të blerë librat e fëmijëve, çobenjtë në rrethinat e qarkut të Fierit të zhgënjyer nga shteti për të cilin thonë se i ka harruar pasi nuk marrin asnjë subvencion. Fermerët dhe blektorët shprehin shqetësimet e tyre, ndërsa pohojnë se asnjë nga të rinjtë nuk duan që të punojnë pasi është një punë që siguron të ardhura vetëm për mbijetesë. “Ne kemi ardhur nga Mallakastra, por kemi shumë probleme dhe kërkojmë nga shteti që të na subvencionojë. Çobani ka shumë vështirësi, jemi të vet-punësuar, por kemi rreth 10 familje të punësuara. Neve nga qeveria nga 2013 kemi marrë subvencionim, por këtë vit nuk kemi marrë.
Akademia e çobenjve? “Ne nuk kemi fare mbështetje për kontributet. Ne edhe rrugën për të ardhur në stan e kemi hapur vetë, sepse nuk kemi pasur fare ndihmë nga shteti. Të rinjtë nuk e duan fare këtë profesion, sepse shteti i ka harruar, madje edhe ne jemi duke lënë këtë punë. Kemi shpenzime të shumta dhe fitimet janë shumë të pakta. Zanati i çobanit nuk ka të ardhme. Brezat e rinj nuk e duan fare këtë punë”,- tha një blegtor.

“Unë kam filluar që në 2004 vetëm dy herë kam marrë subvencione. Unë jam 8 veta në familje dhe pres të pjellë delja të shes qengjin që të paguaj dritat dhe ujin. Ne nuk kemi marrë asnjë përkrahje, asnjë ndihmë nga shteti. Nuk kemi asnjë mbështetje nga shteti. Nafta që na dha ky nuk na del fare, nafta ka shkuar 2 mijë lekë. Ministrja të ketë vëmendjen tek ne. Asnjë nga qeveria nuk vjen as nga komuna as nga ministrja. Unë s’kam ku të shkoj, por unë merrem me këtë punë. Një litër qumësht është vetëm 400 lekë, është turp për mua si fermer. Kjo është shkelja më e madhe që nuk më subvencionon dhe nuk më jep ndihmë, është i shkelur fermeri”, -tha fermeri.