Babëzia/ 376 miliard lekë tendera për 2 muaj

426
Sigal

Nuk ndalen abuzimet me taksat edhe në kohën e kolerës. Bashkit 32 miliard lekë për karburante, 120 miliard për ujsjellsat, 540 milion lekë për dekorata bashkiake dhe 19.3 miliard për shëndetsinë pa llogaritur tenderat sekret

Për 2 muaj karantinë janë tenderuar 376 miliard lekë tendera, përvecc tenderave  sekret të shëndetsisë

Nuk ndalen tenderat, abuzimet dhe babëzia me paratë e taksapaguesve shqiptarë edhe në kohën e kolerës. Edhe pse ka vendime të prera për ndërprerjen e tenderave ,bashkitë dhe institucionet  shpenzojnë miliarda , ndërkohë që qytetarët janë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe diskutojnë bukën e gojës. Vetëm për muajt mars dhe prill 2020 janë tenderuar  rreth 376 miliard lekë pa llogaritur miliarda të tjera në shëndetsi që janë konsideruar tendera sekret dhe për të cilat shifrat e sakta dhe specifikimet mbahen sekret.

Fatura Transport Publik për staf mjekësor gjatë Gjendjes Covid -19

Për muajin Mars dhe Prill, situata e shkaktuar nga COVID-19, Bashkia Tiranë ka siguruar transport publik për stafin mjekësor. Fatyra e paguar deri tani për dy linja transporti është 13.1 Milion lekë të reja ose 131 milion lekë të vjetra

Bashkitë në 2 muaj tenderojnë 12 miliard lekë

Në dy muajt Mars dhe Prill bashkitë kanë njoftuar tenderime për vlera 12 miliard lekë të reja ose 120 miliard lekë të vjetra. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo vlerë qëndronte në 8.08 miliard lekë. Megjithëse në një situatë COVID 19 dhe me urdhër nga Këshilli i Ministrave për mos shpallje tenderimesh publike, bashkitë kanë njoftuar një numër të lartë kontratash në muajt mars dhe prill 2020. Konkretisht në muajin Prill bashkitë kanë njoftuar për shpallje të 194 tenderimeve me vlerë 2 493 928 789 Lekë (dy pikë katër miliard). Ndërsa në muajin Mars  janë 9 508 152 997 Lekë (nëntë pikë pesë miliard) lek tendera të njoftuar. Bashkia Tiranë, Shkodër, Korça dhe Saranda kanë vlerat më të larta të tenderimeve. Kjo vlerë e lartë e tenderimeve të njoftuara vjen si pasojë e tenderimeve të fondit për rrjetin ujësjellës dhe fondit për Programin e Rindërtimit në Bashkinë Tiranë.

Tendera mbi 100 milion lekë Shëndetësi data 1 janar deri 28  Prill 2020

Janë 35 tendera me vlerë mbi 100 milion lek për sektorin Shëndetësi  të shpallura në datat 1 janar deri 28 Prill 2020. Për secilin prej tyre informacion mbi vlera, afate, procedura, objekte, dokumentacion standard, përshkrime, nivel konkurueshmërie dhe kontraktor gjendjet në pasaportën e krijuar tek Open Procurement Albania Shëndetësi. Dy nga këto tendera janë me vlera të larta deri përkatësisht 950 240 614 Lekë dhe 975 493 364 Lekë ose rreth 19.3 miliard lekë të vjetra. Nga këto tendera me vlerë mbi 100 milion lekë ( ose 1 miliard lekë të vjetra) deri tani janë shpallur dhe finalizuar fituesit për 3 prej tyre.

– Po tek Prokurime të Sektorit Shëndetësi janë të vendosura edhe titujt e blerjeve të bëra për Situatën e Gjendjes Covid-19 , Këto blerje sipas VKM 203 date 26.02.2020 dhe VKM 242 datë 22.03.2020 janë konsideruar Blerje Për interesa Thelbësor të Shtetit dhe kategorizuar si Kontrata Sekrete. Ato miratohen me VKM dhe përveç titullit të kontratës dhe emrit të kontraktonit nuk ka të publikuar asnjë informacion mbi karakteristika malli, sasi, përshkrime, dinamiken e dorëzimit, afate të kontratës apo detaje të tjera.  Lista e evidentuar. 

FATURA DEKORI PAGESA THESARI 4 MUAJT E PARË TË 2020

Në 4 muajt e parë të vitit 2020, Bashkitë dhe Institucionet kanë paguar 53.54 milion lekë (të reja) ose 540 milion lekë të vjetra për Dekore dhe Dekorata.

Vlora në kulmin e situatës COVID ka paguar për dekor  6.24 Milion Lekë ose 62 milion lekë të vjetra dhe e konsideron këtë shpenzim në kategorinë Materiale dhe Shërbime Speciale. Bashkia Elbasan përmes ndërmarrjes së Mirëmbajtje Ura ka paguar në Janar 10 milion lekë ose 100 milion lekë të vjetra dekore të cilat i konsideron edhe si  investime AQT aktive të qëndrueshme dhe jo shërbime. Pogradeci gjithashtu paguan 8.9 milion lekë ose 89 milion lekë të vjetra po për dekoret e fundvitit.

Tirana ka paguar shpenzuar ne mars një shumë prej 8.79 milion lek të reja  ose 88 milion lekë të vjetra për Dekorin e festës 100 vjetori i Tiranës. Të tjera shpenzime të bëra dhe Thesari për bashki, institucione dhe ente buxhetore janë të listuara dhe të aksesueshme tek Spending Data Albania Pagesa Thesari

Pagesa karburant Institucionet Publike COVID19

Në vitin 2019, Institucionet Shtetërore kanë shpenzuar për karburant dhe vaj 3.219 Miliard lekë të reja ose 32 miliard lekë të vjetra. Në vitin 2019 nga data 1 Janar deri në datës 29 Prill për këtë kategori shpenzimi janë harxhuar paguar përmes thesarit 1.103 miliard lekë. Në po të njëjtën periudhë të vitit 2020 janë paguar me thesar 0.663 miliard lekë. Rezultojnë rreth 500 milion lekë të reja kursime në datat që Administrata publike ka lëvizur më pak për shkak të epidemisë Covid. A do të ruhet kjo balancë pagesash deri në fund të vitit ??!!