Rakacolli: Në dy spitalet COVID janë 38 të shtruar, në terapi intensive po mbahen tetë pacientë

298
Sigal

Harta e të prekurve me koronavirus u zgjerua sot në Tiranë, u rikthye në Fier dhe shënoi raste të reja në Shkodër, Krujë dhe Kamzë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se prej totalit të të sëmurëve, janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

“Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm tetë prej tyre janë në terapi intensive”– tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Sipas saj, pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

“Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shëndetësore.

Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll”- theksoi Rakacolli.