BSH nxjerr kartëmonedha të reja, gati zhveresimi i lekut

405
Sigal

Banka e Shqipërisë nxjerr kartmonedhat e reja, gati zhvlerësimi i lekut

Njoftimin e ka dhënë vetë BSH, e cila ka vendosur të rrisë kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë.

Në këtë mënyrë plotësohen kërkesat e tregut për para fizike, po ashtu duke siguruar njëkohësisht një stok të mjaftueshëm me qëllim përballimin e nevojave në rritje të ekonomisë, kështu banka përdor instrumentin e radhës për të kapërcyer efektet e pandemisë duke shtypur kartëmonedha vetëm për këtë qëllim. Kjo u paralajmërua edhe nga drejtori i politikës monetare në BSH, Erald Themeli pak ditë më parë në një intervistë për një televizon.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019. Ndërsa në muajin prill, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë.

Masa të tjera të ndërmarra janë edhe ulja e normës bazë të interesit, nga 1% në 0.5%, me qëllim rritjen e likuiditetit, apo fondeve që iu vihen në dispozicion bankave në mënyrë që ato të kenë mundësi që të kreditojnë ekonominë me kosto më të ulët. Po ashtu banka vendosi edhe shtyrjen e kësteve të kredisë për tre muaj, për të gjithë kredimarrësit që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë. Ndërkohë Banka e Shqipërisë po punon edhe për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 Lekë dhe 10000 Lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti.