Arbitrazhet ‘groposin’ financat, gjobat do të arrijnë deri në 1 miliard euro

285
Sigal

Mungesa e përgjegjshmërisë apo veprimet e ‘qëllimshme’ të qeverisë, kanë bërë që vetëm gjyqet e humbura me 7 kompani do ti kushtojnë qytetarve shqiptarë 849 mln euro. Sipas raportit të KLSH deri në 2019 detyrimet për vendimet e gjykatave ndërkombëtare arrinin në 170 mln euro, ndërsa në fund të 2020-ës llogariten rreth 400 mln euro. Në total gjobat që taksapaguesit do të kenë si “peshqesh” nga ‘Rilindja’ do të jenë 1 mld. dollarë

Fatura e kripur e vendimeve të gjykatave që do paguajnë qytetarët arrin rreth 1 mld euro

Arbitrazhet ndërkombëtare vazhdojnë të “groposin” financat shqiptare, për shkak të arrogancës dhe korrupsionit ministror. Fatura nga gjyqet e humbura të 7 kompanive  arrijnë në 849 milionë euro. KLSH deri në fund të 2019 llogariste 170 milion euro detyrime për vendime gjyqësore ndërkombëtare. Ndwrsa në raportin më të fundit këto detyrime arrijnë në 388 mln euro. 110 mln euro dëmshpërblim për “Akërnia”. 110 mln euro Beketit, 100 mln euro “Kurum”, 45 mln euro “Acto”, 110 mln euro “Dondi dhe Kubota” dhe 150 mln euro “Fusha” SHPK.

Fatura reale që shteti shqiptar duhet të paguajë nga buxheti i shtetit për vendimet e gjykatave ndërkombëtare ka arritur 388 milionë euro në fund të vitit 2020, evidentoi Kontrolli i Larte i Shtetit (KLSH) në një raport për Kuvendin e Shqipërisë.

Shteti shqiptar ka qenë i paditur në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar në 14 çështje gjyqësore. Nga këto rezultoi se janë gjykuar dhe dhënë vendimet për 9 çështje ndërsa 5 prej tyre presin gjykimin pranë këtyre gjykatave.

Për 9 çështjet e gjykuara rezulton se në 5 çështje në vlerën 388,479,560 euro janë vendime në disfavor të Shtetit Shqiptar, ndërsa në 4 çështje në vlerën 10,651,257 euro janë rrëzuar pretendimet e palës paditëse dhe vendimi ka rezultuar në favor të Shtetit Shqiptar, sipas KLSH.

KLSH vërejti se për këto çështje, Avokatura e Shtetit nuk disponon informacion mbi njohjen e këtyre vendimeve pranë Gjykatave të Apelit. Njohja e vendimeve të këtyre proceseve gjyqësore pranë këtyre gjykatave i hap rrugë njohjes së të drejtës për rimbursimin e kostove të paguara më parë nga shteti shqiptar gjatë procesit gjyqësor.

“Zbatimi i këtyre vendimeve në Shqipëri bëhet pas njohjes së tyre nga gjykatat e apelit vendas, në  çdo rast ekziston mundësia që pala paditëse, për zbatimin e këtyre vendimeve, t’i drejtohet gjykatave të shteteve të tjera, ku shteti shqiptar disponon të drejta”, raportoi KLSH.

Nga ana e saj në raportin e mes vitit të Ministria e Financave dhe Ekonomisë lidhur me detyrimin total të akumuluar për Arbitrazhet Ndërkombëtare raportoi një vlerë prej 109.5 milionë eurosh.

Në raportin vjetor të vitit 2020, nga Ministria e Financave raportohet se vlera e paguar për arbitrazhet më 2020 ishte vetëm 33.3 milion lekë dhe nuk jepet informacion për detyrimeve për vendime në pritje të nxjerrjes së VKM-ve si detyrime kontingjente për buxhetin e shtetit.

KLSH raportoi se, nga auditimi në Aparatin e MFE rezulton se Ministria nuk ka informacion për vendimet në pritje për pagesë. Për këtë çështje, në auditimin e kryer në Avokaturën e Shtetit, sa i takon vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), rezulton se deri më 31.12.2020 janë ende të pa ekzekutuara 7 vendime në vlerën 17,956,320 Euro dhe të paktën 1,675,938 Euro kamatëvonesa  potenciale, të përllogaritura deri në datën e përfundimit të auditimit.Gjithashtu konstatohet se për ekzekutimin e këtyre vendimeve, nuk janë zbatuar afatet 3 mujore sipas Ligjit për avokaturën e shtetit të ndryshuar.

Detyrimet që rëndojnë taksapaguesit

Totali i gjobave që ka humbur Shqipëria në arbitrazhet ndërkombëtare në 8 muajt e parë të këtij viti, vlera  e tij pritet të shkojë në 795 mln euro.KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë ose (170 mln euro) detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare. Në 2020 llogarit 388 mln euro .

-110 milionë euro për një dëmshpërblim të kompanisë “Akërnia”
-110 milionë euro investitorit Italian Francesco Becchheti
-100 milionë euro, “Kurum”  ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar
-45 milionë euro kompania greke “Actor” që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotetet e tjera të autostradës në bashkëpunim me “Copri”
-110 mln  euro llogaritet humbja e shtetit shqiptar me  “Dondi & Kubota”
-150 mln euro kompania “Fusha”-shpk.