Shkëlqimi, rënia dhe zvarritja e trenave

Dr. Selman Meziu: Hekurudhat shqiptare që u ngritën me djersë nga rinia shqiptare, u vodhën nga bandat, po kërkohen të shtrohen nga Bangladeshasit në vitin 2024. Kronologjia nga shkëlqimi i  vitit 1947 ,ku 120 mijë të rinjë kooperativistë, studentë e nxënës ndërtuan hekurudhat  deri te punimet me hapin e breshkës në 2024, ku shinat e shtrembëta kanë përfunduar në “meme”

Hekurudhat shqiptare që u ngritën me djersë nga rinia shqiptare, u vodhën nga bandat dhe po kërkohen të shtrohen nga Bangladeshasit

Në vitin 2024, punëtorë të hekurudhës së re, Durrës –Tiranë janë nga Bangladeshi,kurse ’’…në hekurudhën Elbasan – Prrenjas që nga 9 prilli i vitit 1969, kur filluan punimet, kaluan rreth 120 000 të rinj vullnetarë të të gjitha kategorive, nga të gjitha rrethet; të rinj, punëtorë, kooperativistë, studentë e nxënës.

NOA

Dikush do të çuditet. Ndonjë tjetër do të më kundërshtojë. Disa do më ledhatojnë për gjakun e shprishur. Disa të tjerë po ç’ne ti me shinat prej hekuri e traversat beton e hekur? Me gjithë këto ferrmana me gjemba kelemana zes, rrudhosur e djegur nga vapa e sivjetme, unë do të shkruaj.  Dhe ja se si, ku, e si të mundem.

Ditët e para të gushtit janë përvëluese. Mëngjes. Makinat devijojnë udhët e gjëra për në qytetin e Durrësit. Sapo përshkojmë disa dhjetra metra kaluam mbi hekurudhën e vdekur. Kjo ka lindur në vitet 1947-1948. Uruan me jetë të gjatë. Jetoi deri në fillim shekullin e ri, viti 2000. Fatkeqësisht me shina pothuajse të varrosura. Mrekullisht hequr ndryshku nga rrotat e makinave. Përgjatë hekurudhës me shina me leqe- leqe disa punëtor me qysqi dhe dorashka në duar. Mezi dallova njerëz me fytyra të nxira, nga dielli dhe jo vetëm.

Kthehemi pas dite. Me lodhje në trup, por edhe të nxirë nga rrezet e diellit. Trupi e flokët të ngjitura nga uji i kripur i detit. Pa hyrë nën trarët e betonit pluhurosur të një urë, në Manëz, pamë një grup djemsh të rinj. Bisedonin e ecnin grumbull. Dukeshin si të trembur. Diçka kuptova. Mendja nisi përpunimin e perceptimeve. Këto nuk janë të rracës tonë belbëzova heshturazi. Ky ishte përfundim antropologjik. Ato janë trup shkurtër si trung lisi. Me vetulla të trasha, të zeza e sy të rrumbullakët. Në fytyrë dukeshin faqet të fryra të parruara. Buzë të trasha. Në to dukesh shkuma e tharë. Kuptohet nga nxehtësia e rrezet përvluese të diellit.

Ndala makinën në një xhep të udhës. Pas pak kaloi një udhëtar, me shtat mesatar e fytyrëzgjatur, sy gështenjë e buzë të holla, të thara. E përshëndeta dhe i fola:

-Ju lutem nga i kemi këto djelmoshat atje?,- pyeta qetësisht, duke i treguar me gishtin tregues nga ato.

-Janë nga Bangladeshi, punëtor të hekurudhës së re, Durrës -Tiranë, – më tha ai, dhe u largua me nxitim. Edhe ai do të shkonte në shtëpi. Hodha vështrimin shinave. Ato këputeshin nga një kthesë. Ato vërtet ishin me shumë lakore. Ma kishin thanun. Traversat ishin të reja. Sa mirë mendova. Traseja ishte një kalimshe. Pra ajo e vitit 1948. Punë e madhe po bëhet, apo jo? Diku pata lexuar se filloi të riparohej në nëndor të vitit 2021. Ah e kur përfundon?- pyeti dikush! Vetëm atë askush nuk e di! Sa dyshime ngrihen si mure ledhesh?  Sa durim duhet! Sigurisht! Ka pothuajse 24 vjet që nuk funksionon asnjë metër hekurudhë. Ishin 447 km hekurudhë kryesore dhe 230 km dytësore. E përsëri turpi i pikëpyetjeve më peshon mbi mua e shqiptarët.

U lodha se rrahuri trurin. Më së fundi mendova të jap disa  shifra.  Edhe pse janë gjysëm shekulli më parë. Sa për kujtesë. Kush të dojë t’i gjykojë ato me sot. Lexojmë. ’’…në hekurudhën Elbasan – Prrenjas që nga 9 prilli i vitit 1969, kur filluan punimet, kaluan rreth 120 000 të rinj vullnetarë të të gjitha kategorive, nga të gjitha rrethet; të rinj, punëtorë, kooperativistë, studentë e nxënës. (Sh. Çaushi,‘’Rrugët e hekurta ngjisin malet e atdheut.,, në ‘’Shkenca dhe jeta.,, N. 6, F. 6. Viti 1973) Mos bëni shaka të tilla, mund të shprehet dikush. Pastaj disa pyesin: Vallë ku u gjetën gjithë këto të rinj? Ndonjëri edhe shprehet: A e përdornin celularin duke parë tik tok në punë? Ma çudi, edhe skavatora nuk kishte të hapnin trasenë! E jo, sigurisht. Ishin kohë të tjera. E megjithate:

‘’…të rinjtë hapën mbi 5 km tunele (18 tunele) në një zonë gjeologjie jo të qëndrueshme, lëvizën një sasi prej rreth 3 500 000 m3 dheu e shkëmbi, pregatitën mbi 180 000 m3   beton të të gjitha markave,…ndërtuan mbi 100 000 m3 mur guri,, 11 viadukte (ura të larta) me një gjatësi prej 1440 ml…,,(Po aty f. 6-7).

Çudi paskan punuar shumë, mendon mesoburri i sotëm. Nga që e ngacmojnë shifrat e mësipërme duke vazhduar romuzet: Paskan ditur edhe shumë zanate e punëra. Eh sot, sot !!! Pak të rinj kanë mbetur në Shqipëri të mendojnë jo ma të punojnë. Fatkeqësisht. Gjaku i ri lëviz në arterjet e botës i shpurpurisur.

Përsëri, si i paditur në këtë fushë, mendova. Nuk pashë shtylla në dy anët e hekurudhës me shina dredha- dredha. Nuk pashë tela të kalojnë nëpër shtylla. Nuk pashë mbikalime për makina. Nuk pashë…?

Nuk do të largohem shumë larg. Për të gjetur ndonje fakt, një prirje, një nevojë ekonomike. Përplasemi te viti 1990. Ja si shkruhet: ‘’Transporti hekurudhor vazhdon të mbajë vendin e parë, për lëvizjen interurbane, që prej më shumë se gjysëm shekulli. Nga lokomotiva me avull, e revolucionit industrial anglez, deri te mjetet e sotme të këtij lloji trasporti, një prirje ka qene gjithmonë e mprehtë: rritja e shpejtësisë.,,(P. Grazhdani, ‘’Trenat magnetik,,. Në: Shkenca dhe jeta. N. 3,  f. 74, Viti 1990)

Të ngacmojmë më tej kureshtjen. Qëllimi: të kuptojmë teknologjinë e transportit hekurudhor që do të përdoret në Shqipëri. Ju kujtojmë jemi në shtator të vitit 2024. ‘’Motorët me djegie të brëndshme bën revolucion, por shpejtësitë e siguruara të rendit 100 km/orë nuk mund të kënaq  njeriun.,,(Po aty f.74)

Dhe me tej akoma për zgjidhje të reja. Nevoja dhe shkenca shtyjnë njeriun në arritje të reja. Ja të njihemi. ‘’ Në vitin 1964 në Japoni u realizua suksesi i parë i madh për rritjen e shpejtësisë së lëvizjeve. U vunë në qarkullim trenat elektrikë ‘’Shinkansen,, të cilët arritën mesataren 210 km/orë dhe në pjesë të veçanta dhe 260 km/orë.,, (Po aty f. 75) Dhe më tej akoma: ‘’Të pajisur me dy lokomotiva në sejcilin skaj, këto trena elektrike (TGV nga frëngj. ‘’trena me shpejtësi të madhe,, S.M) arritën mesataren 290 km/orë dhe shpesh, në pjesë të veçanta punojnë edhe me 320 km/orë.,, (Po aty f. 74) Nuk po ju trullos me arritjet e sotme në këtë fushë. Kam frikë se ndonjë lexues i ndodh… Sigurisht nuk dua e dëshiroj.

Ndërsa projektet tona enden brenda fijeve të merimangës të shekullit të XIX dhe XX. Mjerisht kjo është gjendja. E çfarë duhet të kuptoj e dijë lexuesi, e i mjeri popull i mbetur në Shqipëri? Shkruaj ende për teknologjitë e para vitit 1990. Lexojmë: ‘’Sot të gjithë janë bindur për përparësitë e pakrahasueshme të magleve (trenat elektrik S.M) në krahasim me trenat tradicionalë. Disa prej këtyre përparësive janë: mungesa e kontaktit, lëvizje dhe frenim pa fërkim, shpejtësi të madhe, konsum më të vogël energjitik,…peshë relativisht të vogël, mënjanim i zhurmave (me të ndjehet vetëm zhurma airodinamike), fuqi të madhe për mos dalje nga shinat, mos ndotje të mjedisit etj.,, (Po aty f. 76)

Një pyetje tjetër që lind natyrshëm: Kalimi vetëm i një treni, a i përballon trasportit të njerëzve dhe të mallrave të para nën dritën e zhvillimeve të sotme sociale dhe ekonomike të Tiranës e Durrësit? Lexuesi i zakonshëm, gazetarët, politikanët, studiuesit e gjeografise, etj. etj. t’ua lemë t’a gjykojnë vetë. U bëra i idhët, shqetësues. Dikush do të thotë mjaft kritikove. E vërtet trupi i këtij vendi dhe kombi ka shumë plagë. Pyes: t’i lemë të gangrenizohen e qelbëzohen, apo t’i shërojmë me dije, durim, pasion e vullnet të mirë?

 Kronologji

  • Nëntor 1947-  Inagurohet Linja E Parë Hekurudhore Me Skartament Standard Nga Durrësi Në Peqin.
  • Qershor 1957-  Futet për herë të parë tërheqja Diezel Elektrike
  • Janar 1980-   Hekurudhat Shqipatre realizojnë 47% të volumit të përgjithshëm të transportit të mallrave në vend
  • Shtator 1986-   Fillon transporti ndërkombetar hekurudhor i mallrave nëpërmjet linjës Bajze – Tuz.
  • 2021 – Nisi modernizmi i linjës Tiranë-Rinas-Durrës.

BOX

Shkëlqimi, rënia dhe zvarritja e hekurudhës shqiptare

Qeveria shqiptare firmosi kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës në vitin 2021. Asokohe ndërtimi i projektit u tha se përfundoi në verën e vitit 2023, por ende nuk po përfundon . Linja e trenit elektrik që do të lidhë Tiranën me Durrësin pritet të inagurohet në prag të zgjedhjeve në 2025.

Shkëlqimi i dikurshëm, kur hekurudhat realizonin gati gjysmën e transportit të brendshëm është një histori e largët. Se sa të mëdha janë përmasat e rrënimit mjafton të sjellim në vëmendje disa shifra. Në vitin e saj më të mirë, më 1982, hekurudha shqiptare ka transportuar 8,5 milion ton mallra dhe 13 milion udhëtarë. Në krahasim me fqinjët, Kosovën dhe Maqedoninë treguesit shqiptarë të aktivitetit në hekurudha të jenë inferiorë

Sakaq raportimet për punime skandaloze në  hekurudhën Tiranë-Durrës kanë qenë të vazhdueshme.. Më së shumti qytetarëve u kanë bërë përshtypje shinat e shtrembëra në pjesët ku ato janë shtruar dhe fakti se hekurudha do të ketë vetëm një kalim. Shinat janë vendosur shtrembër dhe kalimi i trenit mbi këto zig-zage nuk do të ishte i mundur, duke përfunduar kështu në meme.