Ambasada e SHBA: Nëse keni fituar Lotarinë Amerikane, plotësoni formularin!

631
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë sqarime sot për të përzgjedhurit e Lotarisë Amerikane, që i bën sot publike fituesit në mbarë botën.

Ambasada shkruan: “Keni aplikuar për Lotarinë #DV2020? Më datë 7 Maj 2019, duke filluar nga ora 18:00, ju mund të kontrolloni këtu  https://dvlottery.state.gov/ nëse jeni përzgjedhur.

Nëse faqja e internetit është e ngarkuar, mos u shqetësoni, kontrollojeni më vonë. Nëse rezultoni të përzgjedhur [You are selected], atëherë ju duhet të plotësoni formularin DS-260 brenda disa javësh.”