Spitali Ushtarak në mjerim, krevatët balancohen me bidona 5 kg

40
Sigal

Edhe pse miliona lekë nga taksat e popullit shqiptar derdhen çdo ditë për shëndetësinë, ajo vijon të jetë në gjendje të mjerueshme e madje mund të krahasohet me spitalet e bombarduara. Një qytetare është “traumatizuar” nga gjendja e spitalit të Traumës në kryeqytet. Ajo thotë në joq se ka ardhur me urgjencë nga Belgjika pasi nëna e saj ka thyer këmbën dhe është shtruar në këtë spital. Por kur ka mbërritur në spital, ajo është shokuar nga kushtet e spitalit të Traumës, të cilin e krahason me spitalet e luftës në Palestinë. Ajo thotë se korridoret ishin të ftohta, ndërsa dhomat e mbingarkuara me nga 5-6 pacientë.

Ajo ka arritur të sigurojë edhe pamje të dhomave të mbingarkuara me pacientë dhe familjarë dhe të shtretërve, që balancohen me bidona.

Këto pamje tregojnë më së miri se pavarësisht se çdo ditë derdhen me miliona lekë për shëndetësinë, ku shkojnë ato ose për çfarë përdoren askush nuk e di përveç drejtoreshës së spitalit Edlira Bode dhe ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.