Kapet me 92 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Spanjë. Përplaset me policinë, një i plagosur

35
Sigal

Hetuesit nga Garda Civile Atarfe e Spanjws zbuluan nëntorin e kaluar se të paktën 4 persona me kombësi shqiptare ishin pjesë e një grupi kriminal të dedikuar për trafikun e drogës dhe se ata ruanin marijuanë në një shtëpi në Otura, drogë e cila më vonë do të shpërndahej në vende të ndryshme të Evropës.

Hetuesit organizuan një mbikëqyrjeje rreth shtëpisë së përmendur në përpjekje për të identifikuar të gjithë personat e lidhur me këtë bandë të trafikut të drogës dhe gjatë këtyre hetimeve ata panë një furgon Renault Kangoo duke u larguar nga banesa me një nga të dyshuarit. Agjentët u përpoqën të kapnin automjetin e përmendur, por drejtuesi i tij u largua me shpejtësi të madhe, duke drejtuar pa kujdes. Në fakt, roja civile që e ndaloi është përplasur dhe plagosur.

Pasi ndoqën automjetin përgjatë A44 në drejtim të Motrilit, agjentët panë që furgoni u largua nga autostrada pranë Lecrin. Menjëherë pas kësaj, ata e gjetën atë të braktisur dhe e panë të dyshuarin duke vrapuar. Policia arriti ta kapte dhe ta arrestonte. Pas arrestimit u konstatua se furgoni ishte i ngarkuar me më shumë se 67 kilogramë marijuanë të ambalazhuar me vakum.

Të nesërmen, Garda Civile kërkoi autorizimin nga Gjykata e Granadës për të kryer një kontroll shtëpie në shtëpinë ku dyshohej se shërbente si çerdhe droge, ku u zbuluan edhe 25 kilogramë marijuanë të mbushur me vakum dhe gati për transporti. Tre anëtarët e tjerë të bandës ishin larguar, megjithëse janë identifikuar plotësisht dhe janë nw kwrkim.

I paraburgosuri i vetëm deri tani ka hyrë në burgun Albolote pasi është vënë në dispozicion të Gjykatës së Detyrës së Granadës. Ky aksion i Gardës Civile është pjesë e operacionit “Miller”, një operacion që po kryhet nga Garda Civile në nivel kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të paligjshëm të marijuanës.