Aksident i rëndë në Itali, autobusi bie nga mbikalimi mbi shinat e trenit

37
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Venecia, në provincën Mestre. Një autobus ka rënë nga mbikalimi mbi shinat e trenit. Deri më tani raportohet për 15 viktima dhe mbi 40 të plagosur.

Linja hekurudhore është ndërprerë. Ndërsa autobusi pas përplasjes ka marrë flakë. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia së bashku me forcat zjarrfikëse dhe me ekipin mjekësor.