Synojmë të jetë gati brenda këtij mandati, për minimizimin e pjesëmarrjes së njeriut në prokurimet publike. Tani jemi në procesin e kolaudimin dhe do të fillojmë zbatimin me shpejtësi, që falë Inteligjencës Artificiale është më e lartë se rruga tradicionale.
Me mbërritjen në Tiranë menjëherë pas vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp tha se Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë e strategjisë së Shqipërisë, strategji të cilën e prezantoi edhe në samit. “E kam informuar Brukselin për modelin tonë të ri të Inteligjencës Artificiale, me të cilin do të vendosim organizmin e BE-së në sistemin tonë. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë të procesit, duke qenë gati 5 vite më shpejt nga Kroacia, që mbahet mend për një performancë serioze. Asaj i mori 7 vite, sikurse do të na merrte edhe ne, sikurse mund t’i marrë vendeve në rajon, nëse do të ndiqnim rrugën tradicionale, me një armatë përkthyesish dhe juristësh, vetëm për të bërë përkthimin dhe redaktimin e dhjetëra mijëra faqeve masa ligjore, që duhet të adoptojë një vend për t’u bërë gati për anëtarësim në BE”. Digjitalizimi i prokurimeve publike është një tjetër nismë, që sipas qeverisë, do të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit në Shqipëri, duke adresuar kështu të gjitha gjetjet, që kanë dalë gjatë procesit të screen-ing në Bruksel. “Kam informuar edhe për modelin tjetër që synojmë të jetë gati brenda këtij mandati, për minimizimin e pjesëmarrjes së njeriut në prokurimet publike. Tani jemi në procesin e kolaudimin dhe do të fillojmë zbatimin me shpejtësi, që falë Inteligjencës Artificiale është më e lartë se rruga tradicionale”.



















