8 miliard lekë për “promovimin” e fshatrave që ende nuk janë ndërtuar

263
Sigal

Nuk ka të ndalur babëzia me paratë e qytetarëve tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit. SPAK bashkë me dosjet 500 milionshe të menusë dhe 400 milionë të projekteve nepotike, të hetojë edhe 4 tenderat fiktivë të zhvilluara brënda javës, ku janë harxhuar 8 mld. lekë për “promovimin” e fshatrave turistik që nuk janë ndërtuar

Info për SPAK, nga batërdia që ka bërë ky drejtor jo vetëm me tenderin e menusë 500 milionë lekë, por dhe për logon zyrtare të Fondit të Zhvillimit Shqiptar, duke i paguar 63 milionë lekë kuzhinierit që punon në kompleksin bregdetar “Bedouin Beach & Bar” të djalit në Hamallaj.

Nëse ka një dosje, për të cilën SPAK posedon prova të plota dhe nuk ka nevojë për hetime zvarritëse, është tenderi 500 milionë lekë, që Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i ka dhënë kuzhinierit që punon te kompleksi “Bedouin Beach&Bar” i djalit të tij në Hamallaj. Mirëpo, drejtori i FSHZH, Dritan Agolli, përveç tenderit për menu fshatrash turistikë, brenda 1 jave ka bërë dhe 4 tendera të tjerë me vlerë totale 6 milionë e 860 mijë Euro me TVSH, për prompvimin e këtyre 100 fshatrave, të menusë dhe aktiviteteve çlodhëse e tradicionale zonale ku ato do ndërtohen.

Pra, 100 fshatrat nuk janë ndërtuar akoma, ndërsa krye-drejtori “Rilindës” i ka bërë parparakisht tenderët e promovimit të tyre, të ushqimeve që do kenë sipas menusë 500 milionëshe dhe ahengjet që do bëhen në fsharat “3D”.

Ja tenderët fiktivë që ka bërë brenda 1 jave drejtori i FSHZH:

TENDERI 1/ Ndërhyrje për promovimin e zonave të 100 fshatrave turistikë, nëpërmjet eventeve kulturore, sportive, kulinarie, sociale etj, me objekt: “Konsulencë për dizenjimin e programit të eventeve dhe monitorimit të tyre”; me fond limit 250 mijë Euro me TVSH (Paketa e parë).

TENDERI 2/ Ndërhyrje për promovimin e zonave të 100 Fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore, sportive, kulinarie, sociale, etj., me objekt: “Organizimi i eventeve për promovimin e zonave të 100 Fshatrave turistikë” me fond 1 milionë e 250 mijë Euro me TVSH (Paketa e dytë).

TENDERI 3/ “Ndërhyrje për përmirësimin e mjedisit dhe peisazhit urban të zonave, nëpërmjet ndërhyrjeve që evokojnë traditën dhe autenticitetin e tyre”, me fond limit 2 milionë e 493 mijë Euro me TVSH.

TENDERI 4/ “Ndërhyrje zhvilluese të integruara, për rritjen dhe diversifikimin e ofertës turistike në zona të caktuara”, me fond limit 3.3 milionë Euro me TVSH.

Por harbimi i drejtorit Dritan Agolli me tenderët fiktiv, nuk mbaron me kaq, sepse tenderi i pestë është 63 milionë lekë të vjetra, me objekt “Dizenjim grafik i logos zyrtare në hyrje të FSHZH dhe në flamujt e tavolinave të zyrave”.

Edhe këtë tender, Dritan Agolli ia ka dhënë Endrit Maçit, ortakut të kuzhinierit të djalit; të cilëve sëbashku u ka dhënë 500 milionë lekë për 1 fletë-model menuje.

Besojmë, se këto fakte do shërbejnë si informacion faktik për SPAK-un, që të zbardhë gjithë batërdinë, që ky drejtor ‘përbindësh’ korrupsioni vazhdon me fondet publike të Fondit të Zhvillimit Shqiptar./Pamfleti