KESH, një nga institucionet që keqmenaxhon burimet që ka në dispozicion, ka blerë sërish energji nga jashtë. Pranvera e këtij viti është shoqëruar me reshje të dendura, të cilat kanë mbushur HEC-et, por KESH për herë të dytë brenda muajit shtator ka blerë energji elektrike. Këtë herë ka shpenzuar 6 mln euro.
Ankandi i dytë është mbyllur dhe garanton rrymë deri në datën 1 tetor. Me këtë procedurë, shuma e përgjithshme që ka shpenzuar korporata që menaxhon hidrocentralet në Drin, arrin në 10. 2 mln euro. Sasia e blerë në treg të huaj, është rreth 100 mijë megavat dhe i përgjigjet një ccmimi mesatar rreth 100 euro/megavat, e që korrespondon me ccmimin e bursës në këtë periudhë.
Në fakt, kjo nuk është një praktikë e re për KESH, që e ka për mbarë që të shpenzojë miliona euro nga buxheti i shtetit.