U shkarkua me një SMS, balerini i njohur nis punë në një tjetër televizion

534
Sigal

Balerini i njohur, Graciano Tagani është bërë pjesë e televizionit ‘Ora News’, disa javë pasi u largua nga trupa e baletit “Albi Nako Dance”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se duke filluar nga kjo e shtunë, do ta shohim me një rubrikë kërcimi në emisionin “Mos i fol shoferit”, që drejtohet nga Rudina Dembacaj.

Balerini, i cili u bë i famshëm në Big Brother Albania, do të drejtojë rubrikën ‘Dance with Graciano’ dhe e ftuara e parë do të jetë gazetarja Aulona Musta.

“Që nga kjo e shtunë, pjesë e “Mos i fol shoferit” do të jetë dhe “Dance with Graciano”. Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë. E para që do ta bëjë këtë është @aulonamusta që unë e dua pa fund, dhe kësaj radhe ka thënë cdo gjë të mundshme”, shkruan Graciano.