Ska dashuri pa grindje/ Blero dhe Afrona sërisht bashkë…

692
Sigal

Blero dhe modelja Afrona Dita pak ditë më parë ishin në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lajmit të bujshëm se ata janë ndarë pak para martesës. Thashethemet nisën për shkak se Afrona i kishte fshirë të gjitha fotot me Bleron dhe të dy e kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Mirëpo ndarja mes tyre ka qenë e përkohshme pasi çifti është rikthyer sërish bashkë. Mbrëmjen e djeshme Afrona postoi një foto të të dyve dhe shkruante se çdo lidhje ka ulje e ngritje.

“Asnjë lidhje nuk është perfekte. Çdo lidhje ka ulje dhe ngritje. Ata që i kalojnë të gjitha, janë vërtet të dashuruar”, shkruan Afrona.