Shakira rrëfehet për herë të parë dhe shtang me të vërtetat: Pique më tradhtoi në momentin më të vështirë të jetës sime

114
Sigal

Shakira e përjetoi shumë keq kur zbuloi se Gerard Pique e tradhtoi atë ndërsa babai i saj ishte në kujdes intensiv.

“Ai erdhi në Barcelonë për të më ngushëlluar pasi u zhyta në trishtim për shkak të ndarjes sime”, tha këngëtarja për People en Español për babain e saj, Ëilliam Mebarak Chadid, në kopertinën e saj të botuar të hënën.

Shakira shpjegoi se babai i saj 91-vjeçar ishte plagosur rëndë pasi u rrëzua gjatë kungimit të parë të djalit të saj Milan.

“Gjithçka ndodhi menjëherë,” kujton ajo. “Shtëpia ime po shkatërrohej. Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në kujdes intensiv.”