Seldi dhe Keisi shfaqen të dashuruar, reagon Sabiani

801
Sigal

Dy ditë më parë vajza e Sabianit, modelja bukuroshe Keisi Medini dhe këngëtari Seldi Qalliu publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, një këngë që u pëlqye shumë e që mban titullin “S’ka dashni”.

Debutimi i parë i Keisit në muzikë rezultoi i suksesshëm dhe modelja i mahniti të gjithë me zërin e ëmbël duke marrë shumë komente pozitive në rrjete sociale.

Në klip Keisi dhe Seldi shfaqen si të dashuruar ku nuk mungojnë edhe ledhatimet.

Seldi ka marrëdhënie shumë të mirë me Keisin. Madje edhe me babain e saj, këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për publikun Sabiani.

Sabiani ka postuar së fundmi në Instagram një foto me Seldin me mbishkrimin: “U rrit dhe ky”.