Paris Hilton, nënë për herë të dytë

33
Sigal

Paris Hilton dhe bashkëshorti, Carter Reum janë bërë sërish prindër, këtë herë me një vajzë. Paris publikoi një foto në Instagram, ku shkroi: “Falenderuese për bebushen time” dhe tregoi se emri i vajzës është London.

Vajza erdhi në jetë nga një nënë surrogate, njësoj si djali i çiftit, i quajtur Phoenix.

Paris dhe Carter e mbajtën sërish sekrete lindjen e vajzës. Ata kanë bërë të njëjtën gjë me lindjen e Phoenix për arsye se donin ta mbanin privat lajmin e bukur.

“Ishim shumë të lumtur dhe donim t’ua tregonim familjarëve, por ishim edhe shumë nervozë sepse nëse ia thua dikujt, ky personi ia thotë dikujt tjetër dhe papritur, përfundon në “TMZ” ose “Page Six” dhe e kam kaluar mjaftueshëm në jetë këtë (situatë)”, rrëfeu Paris. “Kështu, unë dhe Carter bëmë një pakt që nuk do t’ia tregonim askujt”, u shprehën asokohe.