Rrëfen Sara Hoxha: Shtatzënia nuk ishte e papritur, kishim 1 vit që…

190
Sigal

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale.

Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa me shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale.

Kësaj here, ajo vendosi që për fansat e saj të realizojë një video në “YouTube”, duke iu përgjigjur pyetjes së disa prej ndjekësve të saj në rrjetin social “Instagram”.

Një prej pyetjeve kishte të bënte me shtatzëninë, ku një prej fansave e kishte pyetur nëse ajo dhe Ledri e kishin planifikuar shtatzëninë apo ndodhi spontanisht.

“Shtatzënia ishte e menduar. E menduar sepse ne kishim një vit që provonim dhe nuk po ndodhte, por ndodhi në një moment që ne nuk e prisnim fare dhe na lumturoi akoma më shumë fakt që ne nuk e prisnim në atë moment që ndodhi, kështu që çdo gjë ndodh për një arsye”, ka treguar ajo.

Ajo gjithashtu tha se kanë menduar të bëjnë një dasmë, thjesht nuk e dinë ende nëse do jetë shumë e madhe apo familjare.

Pohoi se kurrë nuk ja kontrollin Ledrit “Instagramin” dhe se lindja e saj ka qenë natyrale, pasi mendon se si mami dhe bebi duhet ta përjetojnë procesin e lindjes natyrale.