Ritakimi i tre yjeve të “The Devil Wears Prada” s’mund të ishte më ikonik!

55
Sigal

SAG Awards pati një moment ikonik. Tre vajzat e një prej filmave më të famshëm, “The Devil Wears Prada” u ritakuan në skenë. Miranda Priestly, Andy dhe Emily Charlton (Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt) shpallën “aktorin më të mirë në një serial komedi”.

E para në skenë u ngjit Meryl Streep që tha se kishte harruar syzet dhe zarfin të cilat u sollën menjëherë nga dy aktoret.

Më pas Streep tha: “Ku përfundon personazhi dhe ku fillon aktori?” që u pasua nga përgjigjja e Emily: “Epo, siç e kemi parë, Meryl dhe Miranda Priestly janë pak si binjake, apo jo?”, gjë që u kundërshtua nga parafolësja.

Ritakimi i tre yjeve të “The Devil Wears Prada” s’mund

Në këtë moment ndërhyri Anne me një nga frazat më të njohura të filmit, “Jo, jo nuk ishte një pyetje. Ju lutem, bëni nderimet”. Qershia mbi tortë ishte fraza e fundit e Blunt: “Të lutem, ec me ngadalë, ti e di sa më pëlqen”, një tjetër fjali ironike nga Miranda Priestly.

Veç takimit, Anne Hathaway i kushtoi rëndësi ngjyrës së fustanit të saj ku zgjodhi nuancën e blusë qiellore, që i referohet një prej dialogjeve më të njohura të filmit.