Reperi shqiptar bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Sia

407
Sigal

Pak më pare, reperi i njohur Elinel ka njoftuar se është bërë baba për herë të dytë.

Këngëtari ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto me të voglën e porsalindur, duke dhënë kështu lajmin e ëmbël.

Elinel ka pozuar krah të bijës e cila po fle pranë tij, ndërsa ai ka zbuluar edhe emrin e vajzës.

“Sia. Jam i bekuar”- shkruan reperi krahas postimit ku kanë vërshuar komentet e urimit.

Reperi Elinel dhe partnerja e tij, Klementina, janë gjithashtu prindër të një vajze 4-vjeçare, e cila tashmë është bërë motër e madhe.

Megjithëse po e mbanin të fshehtë lajmin e shtatzënisë, vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se Elinel është në pritje të një vajze, e cila ka ardhur në jetë sot.