Tubimi i 2 marsit, Xhixho: Dola si qytetare, opozita e ka fituar betejën e saj

313
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Erisa Xhixho foli në studion e lajmeve të Ora Neës, duke komentuar tubimin e 2 marsit të Presidentit. Ajo u shpreh se në tubim doli si qytetare e thjeshtë, ndërsa theksoi se është detyrë e qytetarëve të bashkëngjiten thirrjes së Presidentit në momentin që shkelet Kushtetuta.

Erisa XhixhoDola si qytetare për të mbrojtur atë që është themeli i shtetit, Kushtetuta. Në momentin që ajo shkelet, padyshim që është detyrë qytetare për t`iu bashkangjitur një thirrje të Presidentit të Republikës. Gjykata Kushtetuese nuk ka ekzistuar para viteve 1990. Ajo erdhi me demokracinë dhe është gardiani i Kushtetutës. Kur maxhoranca tenton të vjedh një kompetencë një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, imagjino se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Janë 23 ligje që Gjykata Kushtetuese i ka kthyer maxhorancës.

Më tej ajo shtoi se ligji që i heq kompetencat Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese është “nul”. Ndërsa lidhur me nëse do të ketë një tjetër manifestim, Xhixho u shpreh se këtë do ta thotë vetë Presidenti. Por ajo u shpreh se akuza e tij ishte e drejtë.

Erisa Xhixho: Këtë nuk di ta them, por di të them që kauza është e drejtë. Aty pashë mama me fëmijë të vegjël. Pash të rinj e të reja. Nëse nuk do bënim këtë rezistencë sot, kjo mazhorancë do ti shtypte. Besoj që ishte një manifestim dinjitoz që tregoi një emancipim të demokracisë në Shqipëri. Opozita ka qenë gjithmonë aktive në denoncimet ndaj kësaj maxhorance. Kushti për vënien para drejtësisë të vjedhësve të votave sot e ke pjesë të kushteve të bundestagut. Sot opozita e ka fituar betejën e saj. Sot në çdo tryezë qytetarët diskutojnë për zgjedhjet dhe rëndësinë që kanë që ato të jenë të lira.