Publikoi këngën e re, Kida vjen ndryshe me “Edhe sa”

433
Sigal

Kida është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Pak kohë më parë, këngëtarja publikoi bashkëpunimin me Mozzik, që rezultoi shumë i suksesshëm. “Paranoja-Pishman” ishte një ndër këngët më të dëgjuara të kësaj vere, e cila numëron më shumë se 30 milion klikime në Youtube.

Ndërkohë, Kida publikoi dhe projektin më të fundit që mban titullin “Edhe sa”. Përpos melodisë së këngës, ajo që tërheq vëmendjen gjithashtu është dhe videoklipi i saj që duket si një film i shkurtër.

Kida vjen shumë ndryshe me këtë projekt, krahas së cilës marrin pjesë edhe Kejvina Kthjella, Arta Elezaj si dhe Megi Pojani. Kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi, dhe kënga ka arritur shikueshmëri të madhe në kanalin me më shumë se gjysmë milion klikime.