Në shtëpi iu gjet një armë, humb jetën nga plaga e plumbit 19-vjeçari

294
Sigal

Një 19-vjeçar nga fshati Studencan i Suharekës ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.

Lajmin e konfirmon zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot në orën 12:42 Emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit.”

Sipas Osmanollajt, rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e llojit AK-47.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, u shpreh ai.