Shakira zbuloi që Piqué e tradhtonte nga një kavanoz reçeli?

Shakira dyshohet se kuptoi që Gerard Piqué po e tradhtonte kur pa se reçeli në kavanozin në frigorifer po pakësohej.

Burime të ndryshme thonë se këngëtarja e “Hips Don’t Lie” u kthye në shtëpi pas një udhëtimi dhe dyshoi kur pa se niveli i reçelit në një kavanoz ishte ulur. Futbollisti dhe fëmijët e tyre, të gjithë, e urrejnë reçelin.

NOA

Madje, në këngën “Te Felicito” në bashkëpunim me Rauw Alejandro, duket se Shakiara aludon për këtë gjë, kur në një pjesë të videoklipit hap frigoriferin dhe sheh kokën e Alejandro-s.

Shakira zbuloi që Piqué e tradhtonte nga një kavanoz

Ajo foli për marrëdhënien e përkeqësuar me Piqué-n në “BZRP Music Session #53” ku ndër të tjera vuri në shënjestër ish-partnerin dhe të dashurën e tij 23-vjeçare. “Më ke lënë vjehrrën si fqinje / median në derën time dhe në borxhe me qeverinë”, këndon Shakira.

Pas publikimit të këngës, Shakira dyshohet se vendosi një kukull si shtrigë në ballkonin e saj dhe e vendosi me fytyrë në drejtim të shtëpisë së nënës së Piqué.

Shakira zbuloi që Piqué e tradhtonte nga një kavanoz

*Shkojmë dhe shënojmë me laps të gjithë kavanozët në frigorifer*

Shakira zbuloi që Piqué e tradhtonte nga një kavanoz