Ja si i shpenzoi Mozzik $147.500 brenda një dite

291

Reperi i njohur Mozzik së bashku me partneren e tij Loredana janë kthyer  ndër çiftet më të komentuara të showbizit.

Tashmë çifti së bashku me vajzën e tyre Hana jetojnë në Zvicër.

Dhe së fundmi ai ka treguar në llogarinë e tij në Instagram dhuratën e kushtueshme që i ka bërë vetes.

Reperi ka shpenzuar një mal me para për të blerë një makinë super luksoze, prodhim i vitit 2019.

Mesa duket ai ka dashur t’i ndajë emocionet publikisht me ndjekësit e tij duke dhënë njëkohësisht edhe një mesazh:

“Në shkollë fillore kam qenë G në klasë, në testin e shkollës 63 pikë i bëra. Qato spata qare pa punu e me marr!

Pas një pune të gjatë e të lodhshme në fund do të shpërblehesh sigurisht.

Dhe Mozzik zgjodhi ta shpërblente veten me një Mercedes-AMG G63 vlera e së cilës shkon përafërsisht $147.500.