Lotaria amerikane, ja kur shpallen fituesit/ Si të kontrolloni procesin…

1689
Sigal

Fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020 do të shpallen nga 7 maji 2019. Për të parë nëse jeni përzgjedhur, të regjistruarit në DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit për të Regjistruarit do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.