Prangosen tre anëtarë të Hellbanianz në Londër, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

622
Sigal

Një person nga Ëest Hampstead është burgosur së bashku me dy bashkëpunëtorë, pas një sulmi të armatosur në  fabrikën e një bande rivale të kanabisit.

Bëhet fjalë për shtetasin Fabion Kuci, 27 vjeç përballet me gjashtë vjet e katër muaj burgim pasi pranoi vjedhje të rënduar të një prone në Mill Hill.

Bashkë me të, janë dënuar edhe Azen Dajci, 25 vjeç, dhe Ardi Sheta, 19 vjeç.

Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit të 27 nëntorit 2018.

Forcat e policisë mbërritën brenda katër minutave por megjithëse një numër i të dyshuarve ikën.

policia ishte në gjendje të ndalojë Dajcin dhe Kucin në vendin e ngjarjes, ku ata gjithashtu sekuestruan kanabis me një vlerë prej 30,000 paund.

Dajci u burgos për gjashtë vjet e tetë muaj, dhe ai do të vuajë dënime njëkohësisht për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe municioneve, ndërsa Sheta do të vuajë dy vjet e nëntë muaj burg.

Hetimet kanë vijuar për të rënë në gjurmët e burrave të tjerë të përfshirë në bastisje.

Tre të rinjtë janë anëtarë të bandës shqiptare në Britani, Hellbanianz, e cila merret gjerësisht me shitjen e drogës veçanërisht kokainë.

Arrestimet

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, disa shqiptarë u larguan me shpejtësi ky një pjesë hynë në dy makina.

Njëra nga automjetet goditi makinën e policisë dhe u largua me shpejtësi. Automjeti u ndoq nga oficerët për një kohë të shkurtër, por ndjekja u braktis për shkak të drejtimit tejet të rrezikshëm të automjetit të të dyshuarve. Makina e dytë nuk u ndoq.

Dajçi u godit me taserin e policisë, çka ra në tokë. Në këtë pikë, një armë zjarri ra nga prona e tij. Analiza e hollësishme e mjekësisë ligjore më vonë e lidhi armën e zjarrit me Dajçin.

Kuçi u arrestua pas një ndjekje të shkurtër në këmbë nga policie. Ndërsa Sheta u arrestua në prill pas hetimit të mëtutjeshëm nga detektivët e Specialistëve të Krimit.

Kur hynë në pronë në Hall Lane, oficerët zbuluan se po përdorej si një fabrikë prodhimi kanabisi. Oficerët kapën 33 thasë të mëdha kanabisi.