‘Po transmeton një tjetër imazh të asaj që ti s’je’, plas debati mes Balinës dhe Einxhel

212
Sigal

Gjatë Prime të kaluar, një debat i ndodhur mes Einxhel dhe Balinës ka trazuar ujërat mes të dyjave.

Kjo  e fundit është shprehur se Einxhel do që të ‘figura’ e Donaldit të dalë keq para publikut dhe kështu të mos shkojë në finale, përmes argumenteve që ka përdorur në zënkën që ajo ka patur me aktorin.

Einxhel sjell një model të një lojtare e cila ka gjasa ta fitojë ‘BBV’, por me disa nga debatet që ka pasur me Donaldit me argumentet e përdorura duket se do t’i prishë punë Donaldit, -është shprehur Balina gjatë Prime të sotëm.

Sakaq, Einxhel, ka treguar se këtë mendim të Balinës nuk e pranon dhe i duket absurde pasi nuk e ka patur kurrë një qëllim të tillë.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Për disa puntata rrjesht, e kam dëgjuar këtë argument dhe tashmë më është dukur vetja si gogol pasi duket sikur unë po përfitoj nga të gjithë dhe po përdor argumeta kundër të gjithëve.

Ndoshta Balina nuk i aprovon sjelljet e mia, por me këtë situatë që gjendem unë këtu brenda, nuk më duket e drejtë

Balina:Unë, të kam mbështetur shumë herë Einxhel, dhe të kam cilësuar si lojtare të fortë dhe një  vajzë mjaft inteligjente.

Por, imazhi i vajzës së fortë që do të transmetosh nuk shkon me atë imazh ku ti viktimizohesh sikur të gjithë të bien në qafë.