Ylli Manjani mbi ndërtimin e Skavicës: Çdo cent do të dalë nga xhepat e shqiptarëve

265
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një emision tregoi arsyetimin e tij mbi ndërtimin e Skavicës, teksa thkesoi me këmbëngulje se ‘çdo cent i futur në këtë projekt do të jetë nga xhepat e shqiptarëve’.

“Është një temë që nuk preket dhe që nuk merr vëmendjen e duhur në media. Ajo që unë mendoja bëhet dhe më e rëndë. Unë e kam kapur këtë arsyetim në një plan tjetër.

Së pari, është lidhur një kontratë me Bechtel-Enka, një kompani shumë e njohur , por a u bë konkurs për këtë tender, ka një problem shumë të madh, nëse në Shqipëri dikush guxon të bjë tender thirret nga prokuroria , ku i kërkohet llogari pse ja dhe këtij dhe jo atij tjetrit.

Por si u zgjodh Bektel Enka? Kush e bëri tenderin për këtë gjë? Pse zgjidhen komapnitë pa tender? Kush është klienti i tij?

Kujt i shërben? Me çfarë çmimi do ta bëjë këtë punë?

Për të harxhuar paratë publike shteti e ka me detyrim të harxhojë sa më pak lekë që të marrë sa më shumë shërbim. Prandaj ky shtet ka një ligj për tenderat.

Këto nuk bëjnë tendera fare. Sepse ky quhet ‘investim amerikan’.

Manjani gjithashtu theksoi se ky është një investim i supozuar nga shteti amerikan sepse ato janë para që do të dalin nga xhepat e shqiptarëve.

“Janë para që do t’i paguajmë ne të gjitha. Janë paratë tona, të popullit shqiptar. Para të cilat nuk gjenden sot në arkën e shtetit”.