Pas suksesit të “Përjetësi”, ky do të jetë dueti i radhës i Fifit

275
Sigal

Fifi është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Këngëtarja ka qenë aktive me projekte muzikore, ku më i fundit mban titullin “Përjetësi”.

Ky duet që e bëri bashkë me Ermal Fejzullahun ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe prej disa javësh është vlerësuar si kënga më e dëgjuar.

Por ndërsa po shijon suksesin e kësaj kënge, një tjetër bashkëpunim i saj është zbuluar.

Së shpejti, këngëtarja do të publikojë një këngë me reperin Bardhi, i cili bëri namin me “Betohemi”. Gjithashtu mësohet se pjesë e këngës do të jetë dhe një DJ i njohur.

Kujtojmë gjithashtu se Fifi është vënë në qendër të kritikave kohët e fundit pas rënies drastike në peshë. Përpos vlerësimeve, kanë qenë të shumtë ata që e kanë kritikuar këngëtaren duke e cilësuar se është bërë si të tjerat.

Si rezultat i rënies në peshë, këngëtarja ka ndryshuar dhe stilin e veshjes duke bërë që të shfaqet më provokative dhe sensuale.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët kanë vërshuar me komente negative në rrjete sociale.