Njerëzit mendojnë se ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është martuar, sidomos pasi e quajti partneren Georgina Rodríguez, si “gruaja” e tij gjatë një videoje të re stërvitjeje në shtëpi për një markë fitnessi.
“Gjëja më e rëndësishme në jetë nuk është ajo që bëni, por ajo që duhet të bëni. Kur nuk stërvitem në klub, më pëlqen të stërvitem me gruan time në shtëpi,” tha ai në videon e shpërndarë në Instagram.
“Unë e nxis atë dhe Georgina mua dhe kështu thjesht stërvitemi bashkë,” shtoi Ronaldo.
I pyetur nga “Page Six” për faktin nëse Cristiano është martuar ose jo, publicisti privat i futbollistit portugez u shpreh se: “Nuk mund të konfirmoj apo mohoj që Cristiano është martuar me Georgina-n. Thjesht, nuk e di,” tha ai.
Por, admiruesit e yllit të futbollit nuk i kanë kursyer mendimet e tyre në komente dhe thuajse të gjitha lidhen me faktin se ata janë martuar, ndoshta në fshehtësi.
“A tha gruaja ime? Janë martuar në fshehtësi?” shkroi një komentues.
“Gruaja??” shkroi një tjetër.
“Ai tha “gruaja ime” olalaaa,” tha një person i tretë.
Ronaldo dhe Georgina nisën lidhjen e tyre në vitin 2017 pas një takimi rastësor në dyqanin Gucci ku ajo punonte.
Ronaldo është baba i djalit Cristiano Ronaldo Jr, që ka ardhur në jetë nga lidhja me një grua të panjohur dhe binjakët Eva dhe Mateo nëpërmjet një nëne surrogate.
Ai ka dhe dy vajza, Alana dhe Bella që kanë lindur nga romanca me Rodríguez.





















