Pa pikë make-upi! Aurela Gaçe poston foton e “pazakontë”: Përtej skenës më duhet edhe të…

131
Sigal

Këngëtarja shumë e dashur për publikun është edhe ndër personazhet që rrëfen për publikun edhe pjesën tjetër të saj, atë të vajzës, gruas dhe bashkëshortes. Në rrjetet sociale, këngëtarja ka publikuar fotot e saj pa filtra, ku shfaqet duke hekurosur.

Statusi i Aurela Gaçes:

Mbremë,më qortoi një mik artist, më tha,- Ti poston vetëm punën tënde, skenën, koncerte, këngë, projekte, edhe stërvitjen.

Pse nuk i poston -tha- udhëtimet, darkat, qejfin që bën?

U mendova, edhe thashë,po që ka të drejtë.

Unë duhet te tregoj që përtej skenës,jam njeri, jam mam, jam grua, etj eth si këto.

Mbas lodhjes së mbrëmshme në skenë( uh prapë skena) , rashë në gjumë në mëngjes….fjeta, tani po hekuros.

Shiko, e kuptoj që ju mendoni se kur ke mundesitë ,punëson njerëz të ndihmojnë me këto gjëra pa kuptim, e kuptoj që keni një mendim ndryshe për “vipat” por, unë nuk e konsideroj veten të tille.

Në shtëpi unë jam vajza e Bules edhe Agimit, j mami i dy vajzave, e në shumë raste unë dua që vajzat e mija t’a shohin mamin e tyre duke i bere gjerat vete….

Nesër, kur të rriten, dua tê kenë imazhin që kam unë me prinderit e mi.

Kaq kisha për sot.

Jo ,prit, në mbremje sigurisht jam në skenë( se rrobat i hekurosa)

Shihemi sot, në vendin ku lundroj e lirë, në skenë🤍

Sot e shtunë, @agthemusicalshow Në @venue_club

Ps. Prape do të më qortojë ai mikut,nuk është postim “lluks”.