Olta Gixhari përveç profesionit të aktrimit që e bëri të famshme, tashmë do të zhvendoset në një fushë tjetër më fitimprurëse, atë të biznesit. Nëpërmjet një postimi në “Instagram” Olta bën të ditur se është bërë pjesë e “Century 21”, konsulencës dhe ndërmjetësimit profesional mbi pasuritë e patundëshme. Kjo ishte një ndër dhuratat më të bukura në këtë dite të lindjes së saj. Ndër të tjera Olta e cilëson si një hap të rëndësishëm dhe një kapitull të ri. Mesa duket aktrimi  u mbyll si histori, ndoshta duke mos pasur më një kthim pas.

“Sot në këtë datë të shënuar po hap portën që më çon drejt një kapitulli të ri të jetës time, kjo është hyrja drejt një rrugëtimi të gjatë e të sukseshëm” , ka shkruar Olta në profilin e saj në “Instagram”.