Njerëzit mendonin se pinte drogë, në fakt Justin Bieber vuante nga një sëmundje e rëndë

555
Sigal

Viti i parë i Hailey-t dhe Justin si të martuar, pati shumë ulje dhe ngritje.

Haily  ka folur për herë të parë për vendimin e saj për t’u martuar, të cilin e mori në një periudhë kritike për Justin.

Gjatë një intervistë për “Elle Magazine”, ajo u shpreh se situata u bë shumë stresuese kur Justin po vuante dhe askush nuk kishte përcaktuar një diagnozë për sëmundjen e tij.

Modelja shprehet se të gjithë e paragjykonin për pamjen dhe thoshin që ai merr drogë, në një kohë që këngëtari ishte tepër i sëmurë:

“Kur u martuam për herë të parë ndihesha sikur vendosja e një dasme në mes të gjithë kësaj gjëje, do të ishte vërtet e bezdisshme dhe stresuese. Justin ishte gjithashtu duke luftuar me problemet e tij shëndetësore.

“Ai ishte me të vërtetë i sëmurë. Ka një sëmundje që quhet Lyme dhe merrte një mori mjekimesh. Ne nuk kishim një diagnozë”, thotë ajo, me zërin që i dridhej.

“Dhe ishte e vështirë sepse të gjithë nga jashtë po tregoheshin shumë të këqinj dhe gjykues, duke thënë se dukej sikur pinte drogë, duke thënë se sa jo i shëndetshëm dukej, kur në të vërtetë, ai nuk ishte i shëndetshëm dhe ne nuk e dinim pse”.

“Kishin kaluar muaj që unë isha një grua e re që po përpiqesha ta ndihmoja atë të kuptonte se çfarë ishte e gabuar dhe çfarë po ndodhte. Tani ai është krejtësisht i shëndetshëm”.

Hailey shprehet se tani është shumë e sigurt për martesën e saj dhe s’ka asnjë mashkull tjetër në botë që do ta merrte për burrë, përveç Justin.