Nevina Shtylla është rikthyer tek “Procesi Sportiv” por kësaj herë si e ftuar speciale.
Kësaj herë në rolin e moderatores ishte Ilda Bejleri, e cila është larguar pas 11 vitesh nga Digitalb për t’ju bashkuar Edi Manushit.
Por Nevina nuk ka lënë pa thumbuar kolegen që i zuri vendin duke këmbyer edhe batuta me të.
“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh).
Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri” – tha me humor Nevina Shtylla.