Oriola Marashi dhe Eros Grezda hedhin poshtë çdo dyshim për ndarje, modelja publikon videot me futbollistin

269
Sigal

Prej disa ditësh lajmi se Oriola dhe Erosi ishin ndarë u bë kryefjala e mediave rozë. Modelja bukuroshe u rikthye në Shqipëri pasi e kaloi karantinën në Kroaci pranë tij dhe menjëherë nisi të pushojë në jug të vendit

Mediat rozë shkruan se çifti kishte larguar nga rrjetet sociale njëri-tjetrin pas konflikteve për xhelozi. Por duket se kjo dyshe ia ka dal t’i zgjidhë problemet mes tyre dhe të vijojnë historinë e dashurisë së nisur në fillim të këtij viti.

Modelja bukuroshe ka publikuar disa video në InstaStory nga pushimet e saj, e shoqëruar nga futbollisti ndërsa në sy bie edhe një unazë në gishtin e saj.

Ndërsa çifti kanë vendosur që të mos e tregojnë destinacionin e tyre, ku do shijojnë së bashku pushimet. Megjithatë futbollisti tregoi se janë bashkë në një koment që i bëri modeles në Instagram. “Zjarr, zjarr”- i komentoi ai, në fotot ku modelja nuk la vend për imagjiantën.