Një tjetër VIP i kthehet Arjola Demirit: Ka aktorë që dalin nga shinat

255
Sigal

Pas daljes së Arjola Demirit nga “Big Brother VIP”, duket se “thumbimet” për të kanë qenë të shumta.

Më i fundit është aktori i humorit, Ledio Lako, i cili e “ka thumbuar” tërthorazi gjatë një interviste të dhënë së fundmi.

Ledio është shprehur se në rrugën e artit nëse hyn është shumë e vështirë të dalësh, por sipas tij, ka disa aktorë që kanë dalë nga shinat.

“Në gjithë rrugën e artit po hyre është një rrugë pa kthim. Por, ka shina. Kush aktor është i disiplinuar di t’i mbajë shinat, ka shumë të tjerë që duan të dalin në det, duan të bëjnë korsi të reja…”, tha ai në “Wake UP”, duke iu referuar me fjalët “korsi të reja” që duan të eksplorojnë gjëra të tjera.

Image

Kujtojmë që disa ditë më parë, Arjolës iu kundërpërgjigj aktorja Renada Caci, e cila i ka thënë të kthehet nga ka ardhur.

Image