Ermal Mamaqi feston ditëlindjen, Enca i bën dedikimin e veçantë

414
Sigal

Për aktorin e humorit, Ermal Mamaqi dhe familjen e tij sot është një ditë e veçantë pasi ai feston ditëlindjen.Dhe në këtë ditë të rëndësishme për të nuk kishte si të mungonte urimi i këngëtares, Enca Haxhia.

Nëpërmjet dy fotove në “Instastory” ajo e uron mikun e saj më të mirë në 38-vjetorin e lindjes së tij.

“Gëzuar ditëlindjen mik.Jam e lumtur të të quaj mik”, shkruan ajo krah fotove me Ermalin.

Deri tani as Ermali dhe as bashkëshortja e tij, Amarda nuk kanë postuar asgjë në lidhje me ditëlindjen e aktorit.

Një gjë është e sigurt, kjo ditëlindje do të jetë ndryshe nga të tjerat pasi si gjithë të tjerët edhe moderatori së bashku me familjen e tij ndodhen të izoluar.