Njësoj si Rama dhe Basha, Berisha mbyll fushatën e “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër: Mos u mashtroni nga hijet e këtyre të dyve dhe ata që blejnë vota

Ish kryeministri, Sali Berisha mbyll fushatën e “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër, ashtu si kryeministri Edi Rama dhe kreydemorkati Lulzim Basha më herët.

Berisha: Në Ballkan, Europë dhe askërkund tjetër një të dytë si Shkodra nuk gjen. Ndaj beteja e Edi Ramës me Shkodrën është e humbur. Ai e ka humbur këtë betejë për shkak të mashtrimeve të mëdha, me përpjekjet e tij për të reabilituar ish-xhelatët e komunizmit. Ai e ka humbur këtë betejë për shkak të problemeve të tij psiqike. Me 6 mars Shkodra do ti japë përgjigjen më vendimtare për përpjekjet e tij. Më 6 mars votohet për një pranverë shprese të madhe, votohet për të dëshmuar mbështetjen e madhe ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizmit në Shqipëri.

Sigal

Sot në të njëjtën orë pengmarrësi kishte marrë me vete edhe Lul Bravën apo Lul Kimikun. Kishin ardhur bashkë në mbështetjen e njëri-tjetrit, por të jeni të sigurtë se Shkodra do të firmosë dështimin e tyre.

Do të realizojë një seri projektesh me mbështetjen e miqve që shtrihen në të gjitha skajet e Bashkisë. Me datën 6 mars shkoni masivisht në votime, votoni për pranverën e shpresës, jepini një shtytje të fuqishme revolucionit demokratik paqësor, i cili do të rikthejë pluralizmin e vërtetë.

Në këto dy ditë takoni çdo njeri, thojini të votojnë për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, mos u mashtroni nga hijet e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, mos u mashtroni nga ata që ju blejnë votat, por votoni për shpresën dhe dinjitetin.