“Një bukuri origjinale”, Anxhela Peristeri shfaqet pa pikë grimi në fytyrë

307
Sigal

Anxhela Peristeri është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, ndërkohë që së fundmi publikoi “Lujta”, këngë e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Anxhela ndan në rrjete sociale foto mjaft provokative. Mirëpo, së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi është shfaqur pa pikë grimi në fytyrë. Duket se për këngëtaren vitet janë thjesht numra, pasi shfaqet më e bukur se kurrë dhe mbi të gjitha në super formë.

“Je bukuri origjinale”, ka shkruar një ndjekës. Kujtojmë që këngëtarja rrëfeu para disa kohësh në një intervistë televizive se si arriti të largojë kilogramët e tepërt, e cila u shpreh se përveç stërvitjes, ka mbajtur një regjim të caktuar ushqimor.