Rrahën administratorin e Lazaratit, shpallen në kërkim babë dhe bir

328
Sigal

Dy persona, babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht administratorin e Njësisë Administrative Lazarat.

Sipas policisë, shtetasit I. B. dhe R. B. (babë dhe bir), pasi këta shtetas goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin M. B., administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë shpalljen në kërkim për shtetasit I. B. dhe R. B. (bab dhe bir), pasi këta shtetas goditur me grushta ne pjesë të ndryshme të trupit shtetasin M. B., administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.