Shqiptarët kunder Ramës per Detin: Je  vetëm kryeministri i facebokut

400
Sigal

 

Kryeministri Rama deklaroi dje se shteti i Greqisë po ushtron të drejtën për kufirin detar, që buron nga Konventa e së Drejtës për detin. Qindra shqiptarë i përgjigjen kryeministrit: Çfarë kishte Zogu më shumë që shiti gjysmën e Shqipërisë? Përse nuk kërkon heqjen e marrëveshjes së luftës dhe tokat e Çamërisë? Do përgjigjeni të gjithë një nga një, si në Shqipëri, ashtu në Kosovë

 

Shumë trazira ka ngjallur në Shqipëri deklarata e kryeministrit Grek Micotaqis për zmadhimin e Greqisë, duke e shtyrë kufirin detar me Shqipërinë në 12 milje. Një gjë është e qartë. Kryeministri Rama ka dijeni, veçse luan në prapaskenën politike dhe del publikisht, vetëm atëhere kur kryqëzohet nga kritikat e shqiptarëve. Kështu ka bërë kryeministri Rama edhe në marrëveshjet e fshehta të Thaçit me Vuçiç, për rishikimin e kufijve të Kosovës me Serbinë, ku kryeministri Rama ishte nxitës. Kështu bëri kryeministri Rama edhe me demarkacionin e kufijve Kosovë – Mali i Zi, ku Mali i Zi mori toka shqiptare dhe kryeministri Rama ishte në prapaskenë, mbështeti demarkacionin në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Edhe tani me zgjerimin e kufijve detarë të Greqisë ndaj Shqipërisë, kryeministri Rama përpiqet të shfaqësohet, duke përmendur Konventa ndërkombëtare, për të kamufluar prapaskenat e tij politike me Greqinë, për të marrë sadopak mbështetje nga qeveria greke në Bruksel. Ja çfarë shkruajti dje kryeministri Rama për zgjerimin e kufijve detarë të Greqisë deri në 12 milje:

Edi Rama, Latinët, grekët, dhe deti në mes

Ignorantia non est argumentum, -padituria nuk është argument,- thonë latinët. Por fatkeqësisht sot, në kohën kur informacioni filtrohet gjithnjë e më pak në sitën e të vërtetës; kur çdokush mund të hedhë çfarë t’i teket në rrjetin mediatik të ajfonit të vet dhe kur lumenjtë e informacionit sjellin me furi gjithëfarësoj lajmesh të vërteta e të rreme përzier; kur e vërteta dhe rrena e kalojnë njësoj lumin dhe kur për më tepër, mjedisi politik e mediatik është i infektuar keqaz, botërisht, nga virusi i shpifjes – fake neës – padituria nuk luftohet më si më parë, po ushqehet gjithnjë e më shumë, sipas interesave të informatorëve të të gjitha niveleve e kategorive. Rast tipik “falja e detit grekut”, “marrja e detit nga greku”, “ikja e detit tek greku”, që është kthyer si ato këngët e vjetra që ringjallin emocione sa herë na dalin në youtube, pavarësisht se është një sajesë e vjetër tanimë, qyshse negociatat tona me palën greke po materializoheshin në një dokument konkret, bazuar mbi normat ndërkombëtare dhe të drejtën e detit. Deformimi skandaloz që iu bë asokohe një deklarate publike të Ministrit të Jashtëm grek për “zgjerimin nga 6 në 12 milje të ujrave detare të Greqisë” dhe sulmi i orkestruar kundër marrëveshjes së re për detin, ishte tipik rasti i ushqimit të paditurisë si argument, me helmin e nacionalizmit. E njëjta deklaratë, krejt korrekte, e kryeministrit Micotaqis këto ditë, po ushqen përsëri padinë si argument tradhëtie të qeverisë sonë! E vërteta është e thjeshtë. Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive, (po ka mes dy “parcelave ujore” një territor të ndërmjetëm, prandaj edhe ka ujëra territoriale dhe ujëra ndërkombëtare, pra të ndërmjetme) dhe kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982, për t’u shtrirë në ujëra të ndërmjetëm. Sa për dijeni të njëjtin zgjerim, duke u shtrirë në ujërat e ndërmjetëm në ushtrim të së njëjtës të drejtë, Shqipëria e ka bërë dhe e ka depozituar në mars të vitit 1990 në Kombet e Bashkuara, çka nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë. Kjo e drejtë nuk është çështje negociate dhe negociatat për delimitimin e hapësirave detare as kanë lidhje, e as nuk cënojnë dot assesi të drejtën në fjalë, apo ujërat territoriale të secilit vend gjithashtu. As për Shqipërinë, as për Greqinë në këtë rast. Arsyeja pse nxitësit e sulmit kundër marrëveshjes sonë me Greqinë, e cila ende mbetet për t’u kryer në frymën e dialogut dhe të qasjes konstruktive nga të dyja palët, nuk e duan arritjen e marrëveshjes, s’ka asnjë lidhje me të vërtetën e marrëveshjes që ende nuk është finalizuar. Ajo është thjesht, vetëm dhe mjerisht, një arsye lufte për pushtet. Por një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi: Ignorantia argumentum non est. Padituria nuk është argument. Nuk është as faj për sa kohë nuk përdoret si argument. Prandaj kushdo që është i interesuar për këtë çështje, s’ka pse bëhet bashkëfajtor me ata që detin e duan kos për orekset e tyre politike dhe që pa pikën e turpit, ushqejnë paditurinë me helmin e nacionalizmit. Por duhet t’i referohet burimeve serioze të informacionit, e jo gojës së sharlatanëve politikë e të karagjozëve digjitalë, duke u mbrojtur nga virusi i shpifjes me maskën e dijes.