Nga “Rai” në “Mediaset”, çfarë po kurdis Alketa Vejsiu?

676
Sigal

Pjesëmarrja në festivalin italian “Sanremo” disa ditë më parë e solli moderatoren Alketa Vejsiu në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre italiane.

Alketa tregoi se me shumë punë dhe përpjekje mund të realizosh ëndrra të mëdha, siç ishte kjo e moderatores për të prezantuar “Sanremo-n” në televizionin “Rai”.

Mirëpo, postimi i fundit i moderatores në një tjetër televizion italian na futi në mendime.

Alketa pozoi ditën e sotme në “Mediaset”, ndërsa bashkëngjitur fotos ndau me ndjekësit edhe dy poza ku ndodhej në “Mediaset” në vitin 2018 dhe 2019.

“20 shkurt 2020

9 nëntor 2019

10 gusht 2018

Historia e jetës time. Gur gur bëhet mur”- shkruan Alketa krahas postimit.

Ende nuk e dimë nëse prezenca e moderatores në “Mediaset” ditën e sotme ka të bëjë me firmosjen e ndonjë kontrate me këtë televizion, apo bëhet fjalë për diçka tjetër.

Më herët, Alketa u shpreh gjatë një interviste se nuk kishte ndërmend të laegohej nga Shqipëria, mirëpo nuk e kishte aspak problem të udhëtonte për 1 orë e gjysmë drejt Italisë nëse do t’i jepej ndonjë mundësi e mirë.

Ndaj, nuk është aspak çudi nëse kjo ka ndodhur!