Mozzik i përgjigjet për herë të parë ironizimeve të Noizy-t

181
Sigal

Noizy prej ditësh ka ironizuar rritjen e numrit të ndjekësve të Mozzik në Instagram. Ai gjithashtu ka hedhur akuza se kolegu i tij ka blerë ndjekës, duke mos i kursyer dozat e ironisë. Së fundmi duket se ka ardhur një përgjigje nga Mozzik, i cili në një postim në Instagram shkruan: “Nuk më plas për idiotësira”

Numri i ndjekësve të Mozzik ndryshoi nga 1.2 milion në 1.9 milion në vetëm një orë. Pra, sipas tyre, Mozzik ka blerë të paktën 700,000 ndjekës. Aktualisht, Instagrami i tij numëron më shumë se 2.1 milionë ndjekës.

Por, menjëherë pas kësaj ka qenë reperi tjetër nga Shqipëria, Noizy ai që ka ironizuar këtë arritje të Mozzikut.

Në një video që është bërë virale në rrjetin TikTok, Noizy përqesh Mozzikun duke e akuzuar se ka blerë ndjekës.

“Unë do e them se njerëzit nuk ma marrin për të madhe, se fundja fundit të vërtetën thash, Mozziku ka blerë 700 mijë followers, kjo është për artistët e rinj nuk keni pse harxhoni para në videoklipi dhe të bëni këngë nga 2-3 mijë euro apo 20 mijë euro klipi se ndoshta nuk iu ec kënga më mirë investoni 5 mijë euro në followers se ju për followers e bëni dhe investoni aty dhe bëhesh VIP”, dëgjohet duke thënë Noizy.

Dyshja kohë më parë lanccuan duetin “Bonjour Madame” që u prit mirë dhe kishte një sukses të madh, por pas kësaj ata shkëputen raportet me njëri-tjetrin.