VIDEO/ Sfida ndaj Polonisë, tifozët “Kuqezi” ndezin atmosferën në “PGE Narodowy”

103
Sigal

Na ndajnë edhe pak orë nga nisja e sfidës Poloni-Shqipëri në Varshavë, që do të fillojë në orën 20:45.

Përballja është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, me kuqezinjtë që bëjnë pjesë në grupin E së bashku me Republikën Ceke, Ishujt Faroe, Moldovinë dhe kundërshtarin e sotëm Poloninë.

Teksa presin startin e ndeshjes, tifozët kanë krijuar një atmosferë shumë të bukur jashtë stadiumit.

Tifozët kuqezi kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të ndjekur Shqipërinë në një sfidë që pritet me mjaft interes edhe për faktin se trajneri Sylvinjo do të bëjë debutimin e tij.