Miley Cyrus nuk do të jetë pjesë e “MTV Music Awards”

523
Sigal

Këngëtarja Miley Cyrus është shprehur se nuk do të jetë performojë në “MTV Music Awards”. Ajo ka treguar dhe arsyen duke qenë mjaft e sinqertë me ndjekësit e saj.

Cyrus nuk do të marrë pjesë pasi nuk është nominuar për të qenë fituese dhe diçka e tillë e ka ofenduar.

Më pas një postim i një fanse, e cila shprehej se nuk do e shihte MTV nëse Miley nuk do të ishte pjesë i ka dhënë fund dyshimeve.

Në po të njëjtin postim është përgjigjur vetë këngëtarja duke shkruar: “Sigurisht që jo”.

Ndërkohë Cyrus pritet që në gusht të jetë pjesë e ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë i organizuar nga këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.