Aksident i rëndë, humbin jetën dy persona e lëndohen katër të tjerë

531
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, ku kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 4 të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bernjak të Rahovecit, të premten pasdite.

Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen e rëndë ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normës së lejuar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa identiteti i viktimave dhe i të lënduarve nuk dihet ende.