Me barkun e rrumbullakosur dhe bikini, Jonida Maliqi publikon foton, fjalë zemre për të birin: Ti je ekzistenca ime!

996
Sigal

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka publikuar një foto të 8 viteve më parë, ku shfaqet shtatzënë me djalin e saj Dan.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram, një foto ku shfaqet në periudhën e shtatzënisë dhe shprehet se Dani është dashuria më e madhe e jetës së tij. Mesa duket këngëtarja ka publikuar këtë foto, në ditën e lindjes së djalit të saj, i cili mbush 8 vjeç.

“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrënjësisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalët nuk e përshkruajnë dot ndjesinë kur të kisha pjesë të trupit tim e aq më shumë momentin kur të pashë e të preka për të parën herë.

Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika më e madhe që më kaplon në çdo moment të ditë. Zoti qoftë përherë pranë teje siç jemi ne familja jote engjëlli im Dan!”

Jonida Maliqi është ndarë nga ish-burri i saj Gent Prizreni, i cili është edhe babai i Danit. Tashmë ajo është në një lidhje me Romeo Veshajn.